Përkujtohet heroi Imer Alushani

26 korrik 2024 | 15:04

Në 26-vjetorin e rënies së heroit Imer Alushani, nënkryetari i Komunës së Drenasit, Arben Shala, së bashku me bashkëpunëtorë dhe familjarë të heroit, ka bërë homazhe dhe vendosën lule të freskëta te memoriali në vendin e rënies, i quajtur ‘Guri i Gradinës’, në shenjë nderimi për heroizmin e tij.

“Gryka e Llapushnikut shquhej si mburojë e fuqishme e bijave dhe bijve më të mirë të kombit, të rreshtuar në formacionet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Aty, në Grykë, legjenda e Vogëlushit është e gjallë dhe na tregon se si duhet atdheu. Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës! Lavdi jetës dhe veprës së heroit Imer Alushani – Vogëlushi!”, ka njoftuar Komuna e Drenasit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku, i ka uruar suksese ekipit…