Haliti: Ndaj regjimit të Kurtit jemi vigjilent gjithmonë, të brengosur shpeshherë, të frikësuar asnjëherë

26 korrik 2024 | 18:11

Analisti Afrim Haliti ka bërë një tjetër reagim pas zhvillimeve të fundit në lidhje me publikimin e lajmit skandaloz në RTK kundër Nacionales e Periskopit.

Ai përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë:

“Ndaj regjimit të Albin Kurtit jemi vigjilent gjithmonë, të brengosur shpeshherë, por të frikësuar asnjëherë”.

Vlen të theksohet se këto zhvillime kanë vënë në pah pakënaqësitë e punonjësve me drejtorin e RTK-së, Rilind Gërvalla, ky njëherit anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje.

Jeton Musliu, redaktor i lajmeve qendrore ka ofruar dorëheqjen e tij, ndërkaq dje dha dorëheqje edhe U.D Drejtoresha e RTK-së, Zana Spahiu.

Ai që nuk po lëshon pe, duket të jetë Rilind Gërvalla, bashkë me vartësit e tij të përfshirë në lajmin skandaloz kundër Nacionales: U.D kryeredaktorja Leonora Bërbatovci dhe udhëheqësja e mediave online, Valjeta Kosumi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
POLITIKË VIDEO SPORT PODCAST KULTURË OPINION GLOBALE SOCIALE DREJTËSI NACIONALE…