Osmani: Fryma olimpike i kapërcen kufijtë

26 korrik 2024 | 19:46

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur në takim nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe zonja e parë, Brigitte Macron, në nder të hapjes zyrtare të Lojërave Olimpike “Paris 2024”.

Këtë presidentja Vjosa Osmani e ka bërë të ditur përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social “Facebook”. Ajo ka shkruar se fryma olimpike i kapërcen kufijtë. “Në Pallatin Elysee, bashkë me Prindonin u mirëpritëm nga Presidenti Emmanuel Macron dhe Zonja e Parë, Brigitte Macron, në nder të hapjes zyrtare të Lojërave Olimpike ‘Paris 2024’. Fryma olimpike i kapërcen kufijtë, përbashkon njerëzit dhe kombet dhe tregon fuqinë e sportit”, ka shkruar presidentja Osmani në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Juventusi po reflekton seriozisht për një marrëveshje të mundshme për…