U.D. e kryeredaktores së RTK-së shënjestron gazetarët që u distancuan nga skandali, u kërkon ballafaqim në debat televiziv

26 korrik 2024 | 21:17

Ushtruesja e detyrës së Kryeredaktores në RTK, Leonora Bërbatovci, ka bërë një reagim në profilin e saj në Facebook, ku ka shënjestruar gazetarët e redaktorët që u distancuan nga shkrimi që publikoi RTK’ja nga gazeta boshnjaku “Slobodna Bosna”, që atakoi dy mediume në vend.

Bërbatovci nuk e ka thënë asnjë fjalë për dezinformatën që u publikua, derisa u ka kërkuar kolegëve të saj ballafaqim sy me sy për RTK’në, shkruan Reporteri.net.

“Andaj duke parë mungesën e një komunikimi të brendshëm, vendosa që të pranoj ftesën për ballafaqim publik. Por asnjë prej tyre nuk ishin të gatshëm për ballafaqim. Kjo sot m’u konfirmua nga drejtuesi i emisionit Debat Plus, kolegu Ermal Panduri  që asnjë prej të distancuarve nuk pranuan të dalin ballë për ballë e të diskutojmë për RTK-në. Andaj, e kuptova se paskan vendosur të monologojnë nëpër rrjete sociale, ashtu siç bënë të hënën.

Gjithsesi, shpresoj se do të shihemi sy më sy, me shumë të pathëna që tashmë janë të paevitueshme nga dalja në publik. Publiku e meriton të na shoh përballë njëri-tjetrit”, ka shkruar Bërbatovci.

Ndryshe, RTK ka publikuar pesë ditë më parë në faqen online një shkrim të përkthyer nga gazeta boshnjake “Slobodna Bosna”, që bazohet në burime dhe në deklaratat e një individi kontrovers, ku sulmohen dy mediume të Kosovës, duke u pretenduar se janë në kontroll të Serbisë dhe Aleksandar Vuçiqit. Bëhet fjalë për gazetën “Nacionale” dhe “Periskopin”. Ky shkrim është transmetuar edhe në formë mbulimi në edicionin qendror të lajmeve në RTK. Redaktorë e gazetarë të RTK janë distancuar nga ky shkrim.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Shqipërisë njofton se sot në Tropojë rreth orës…