“E dashur sheficë, jemi kapërthyer nga hienat”, redaktorja e RTK-së i reagon Leonora Bërbatovcit

26 korrik 2024 | 21:25

Gazetarja dhe redaktorja e RTK’së, Pranvera Munishi i ka reaguar Ushtrueses së detyrës së Kryeredaktores së RTK’së, Leonora Bërbatovci, e cila u kërkoi ballafaqim gazetarëve që u distancuan nga shkrimi që publikoi ky medium nga një gazetë boshnjake, ku atakoheshin dy mediume në vend.

Munishi e ka pyetur Bërbatovcin se për çfarë të ballafaqohen publikisht, meqë nuk janë palë në këtë rast, shkruan Reporteri.net.

“Problemi nuk zgjidhet duke dialogu neper studio televizive te mediumeve te tjera. Problemi zgjidhet duke pranuar edhe leshimet por duke u zotuar bashkarisht se do t’i bejme balle secilit presion qe vije ne adrese te shtepise tone mediale. Te gjithe jemi deshmitare se edhe ne te kaluaren kemi protestuar, madje vetem se eshte kerkuar nderhyrje ne radhitjen hierarkike te lajmit.

Duke te njohur mire, thelle jam e bindur qe je e vetedijshme per shkeljen profesionale qe eshte bere ate nate, prandaj une jam distancuar, pasi qe me dhjetra here si pergjegjese editoriale kam refuzuar te identifikohem me lajme te cilat i ka gatuar politika”, ka shkruar Munishi.

Në fund, Munishi ka thënë se janë “kaperthyer nga hienat te cilet vec te miren nuk ja dojne RTK-se”.

Komenti i plotë:

E dashur shefice, ashtu sic e therrasim njera tjetren ne baza ditore. E kam vetem nje pyetje: Per cfare te ballafaqohemi publikisht?

Ne nuk jemi pale, andaj cdo perballje mes nesh eshte tendence per te shkaterruar institucionin tone, per te cilin me dekada punojme dhe mundohemi ta mbrojme.

Problemi nuk zgjidhet duke dialogu neper studio televizive te mediumeve te tjera. Problemi zgjidhet duke pranuar edhe leshimet por duke u zotuar bashkarisht se do t’i bejme balle secilit presion qe vije ne adrese te shtepise gone mediale.

Te gjithe jemi deshmitare se edhe ne te kaluaren kemi protestuat, madje vetem se eshte kerkuar nderhyrje ne radhitjen hierarkike te lajmit.

Duke te njohur mire, thelle jam e bindur qe je e vetedijshme per shkeljen profesionale qe eshte bere ate nate, prandaj une jam distancuar, pasi qe me dhjetra here si pergjegjese editoriale kam refuzuar te identifikohem me lajme te cilat i ka gatuar politika.

Mendoj se kolegu yne nga TV Dukagjini e ka huq fokusin e trajtimit te problematikes.

Ermal Panduri duhet te therras ne ballafaqim ata qe e prune ne kete gjendje Transmetuesin Publik, deputetet e Partive Politike qe jane pjese te Kuvendit te Kosoves.

Ata jane pergjegjes per situaten e krijuar ne RTK.

Ne bashke, kemi rrugetuar ne kete profesion, prandaj mendoj qe eshte momenti i fundit ta mbrojme shtepine tone mediatike.

T’i themi STOP nderhyrjeve nga jashte.

Secili nga ne kemi bagazh profesional dhe dinjitet njerezor, por per fat te keq prej vitesh jemi kaperthyer nga hienat te cilet vec te miren nuk ja dojne RTK-se!.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesja e detyrës së Kryeredaktores në RTK, Leonora Bërbatovci, ka…