Gjendet i vdekur 30-vjeçari kosovar, u rrëzua në Alpet e Shqipërisë

27 korrik 2024 | 23:30

Është gjetur trupi i pajetë i shtetasit të Kosovës, i cili ra nga një lartësi në vendin e quajtur “Maja e Thatë” në Valbonë të Shqipërisë.

Policia e ka identifikuar viktimën si L.A, 30 vjeç. Për shkak të terrenit të thepisur, ai kishte rënë nga një lartësi dhe për pasojë humbi jetën, shkruan Rel.

Policia e Tropojës njoftoi mbrëmjen e 27 korrikut se kërkimet për të nisën në nga orët e para të mëngjesit së bashku me ekipin e kërkim-shpëtimit malor të Kosovës.

Policia e Tropojës tha se së bashku me ekipin e kërkim-shpëtimit malor të Kosovës arritën të nxirrnin edhe tre shtetas të tjerë të Kosovës që kishin mbetur të bllokuar.

Mësohet se të tre personat e shpëtuar janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Një ditë më herët, kur u bë publik lajmi se një shtetas i Kosovës dyshohej se kishte vdekur në Valbonë, autoritetet shqiptare kishin thënë se për shkak të terrenit të thepisur malor është kërkuar edhe ndërhyrja e helikopterit të Ministrisë së Mbrojtjes për të lokalizuar trupin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Milazim Krasniqi  Suksesi i një politike shtetërore e kombëtare…