Nisma i përgjigjet Rexhep Selimit: Limaj është argat vetëm i qytetarëve të Kosovës dhe i askujt tjetër

27 shtator 2018 | 21:39

Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate dhe kryetar i degës së kësaj partie në Gjakovë, Fazli Hoxha, i është kundërpërgjigjur deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimit, i cili ka thënë se ‘Kur të do Hashimi, Ramushin e Fatmirin i çon te shtëpia’ dhe se Limaj është argat i presidentit Thaçi.

Hoxha përmes një reagimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se Fatmir Limaj është argat vetëm i qytetarëve të Kosovës dhe i askujt tjetër. 

“Ai u shërbën qytetarëve të tij dhe po vazhdon ta mbrojë interesin e tyre dhe të Republikës në këtë qeverisje”, ka shkruar Fazli Hoxha.

Postimi i plotë i Fazli Hoxhës:

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi paska deklaruar për portalin Blic se: ‘Kur të do Hashimi, Ramushin e Fatmirin i çon te shtëpia’, dhe z. Limaj e paska quajtur argat të presidentit. 

Zëvendëskryeministri dhe lideri, Fatmir Limaj është argat vetëm i qytetarëve të Kosovës dhe i askujt tjetër. 

Ai u shërbën qytetarëve të tij dhe po vazhdon ta mbrojë interesin e tyre dhe të Republikës në këtë qeverisje. 

Z. Limaj çdo herë e ka treguar vetën se e do dhe e mbron shtetin e tij.

Nisma Socialdemokrate ka një marrëveshje për bashkëqeverisje me partnerët e saj të koalicionit, dhe Qeveria vazhdon punën mbi bazën e saj dhe mandatatit kushtetues.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rritja ekonomike e SHBA-së konfirmoi ecurinë e saj të mirë…