Osmani: Moment krenarie për vendin fitorja e Donjeta Sadikut

28 korrik 2024 | 00:05

“Moment krenarie për vendin fitorja e Donjeta Sadikut. Faleminderit Donjeta për këto emocione!”, ka shkruar në Facebook presidentja Vjosa Osmani.

Boksierja jonë triumfoi përballë Thanaya Somnuek të Tajlandës, në rrethin e parë të kategorisë -60 kg.

Sadiku dominoi luftën, sidomos në raundin e dytë dhe të tretë dhe me meritë vazhdon garën drejt medaljes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas fitores së shkëlqyeshme kundër tajlandezes, Thananya Somnuek, boksierja jonë…