Qytetarët e Shqipërisë mund të udhëtojnë pa viza në 99 shtete të botës

28 korrik 2024 | 11:48

Qytetarët e Shqipërisë mund të udhëtojnë pa viza në 99 shtete të botës.

Kështu bëri të ditur Igli Hasani, ministër për Evropë dhe Punë të Jashtme.

Hasani njoftoi se tani janë hequr vizat edhe me Tajlanden.

“Qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë pa viza në 99 shtete, kjo falë bisedimeve të pandërprera dhe nënshkrimit të marrëveshjeve me disa shtete, së fundmi edhe me Tajlandën. Ky është një hap i rëndësishëm në forcimin e pasaportës shqiptare dhe në promovimin e imazhit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. MEPJ do të vazhdojë punën për forcimin e pasaportës shqiptare kudo në botë”, tha Hasani.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkatdhetari nga Podujeva, Liridon Azemi, ka humbur jetën tragjikisht në…