Abdixhiku: Në zgjedhjet e ardhshme, zgjedhja do të jetë fare lehtë

28 korrik 2024 | 13:10

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar sot një projekt të kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Ai ka shkruar në “Facebook” për ndërtimin e Palestrës Sportive.

“Po, Palestra e 8-të po ndërtohet nga ne në Pejë! Me kapacitet prej 1000 ulëseve, kjo palestër qëndron si simbol i një qyteti me qytetarë që kanë aq shumë pasion për sport! Prandaj dhe qeverisja jonë investon. Sepse ky është fokusi ynë sot. Këtu mbajmë të zënë veten. Gjëra e projekte që bëjnë ndryshim dhe që kanë vërtetë rëndësi!”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai ka thënë se në zgjedhjet e ardhshme, zgjedhja do të jetë fare lehtë. “Në njërën anë i keni ata që ju mbajnë në moçalim e frustrimit përplot urrejtje, ndarje e përçarje ndaj secilit e ndaj gjithçkaje – e në anën tjetër keni ‘Rrugën e Re’ me plot 5 miliardë euro projekte konkrete në sport, kulturë, arsim, shëndetësi e infrastrukturë; në gjëra që përcaktojnë jetën tuaj e të familjeve tuaja vërtetë!”, ka shkruar Abdixhiku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kalohet edhe pengesa e radhës, izraelitja, Gefen Primo. Distria Krasniqi…