Deri në dy orë pritjet te Dheu i Bardhë, kolona një kilometër e gjysmë

28 korrik 2024 | 17:19

Pritjet e mërgimtarëve për të hyrë në Kosovë nga pika kufitare te Dheu i Bardhë janë deri në dy orë.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, kolona në hyrje është deri në 1 kilometër e gjysmë, teksa pritjet për të dalë nga ky pikëkalim kufitar janë deri në 15 minuta.

Në pikat e tjera kufitare, pritjet për të hyrë në Kosovë nuk zgjasin më shumë se 20 minuta, ndërsa për të dalë deri në 15 minuta.

Ndërsa, kolona për hyrje në Kosovë në Vërmicë është në një kilometër, pavarësisht se pritjet janë deri në 20 minuta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Lindjen e Mesme janë rritur shqetësimet për një shpërthim…