Russell fiton Çmimin e Madh të Belgjikës, Verstappen vetëm i pesti

28 korrik 2024 | 17:52

George Russell ka fituar Çmimin e Madh të Belgjikës të dielën (28 korrik) duke mbajtur jashtë shokun e tij të skuadrës Lewis Hamilton.

Oscar Piastri i McLaren doli në vendin e tretë me lojtarin në pole Charles Leclerc nga Ferrari në të katërtin.

Udhëheqësi i kampionatit Max Verstappen, i cili filloi në vendin e 11-të, përfundoi i pesti duke rritur epërsinë e tij ndaj Lando Norris, i cili përfundoi një vend më poshtë.

Russell fitoi edhe Çmimin e Madh të Austrisë para një muaji pas një garë të ashpër mes Max Verstappen dhe Lando Norris.

Ky vit ka nisur mbarë për pilotin e Mercedesit, duke marrë dy triumfe të mëdha, por që Vertappen ende është duke prirë me pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar pas kalimit të…