Finalja e madhe: Ja kur ndeshet Distria Krasniqi në luftë për medaljen e artë olimpike

28 korrik 2024 | 18:06

Distria Krasniqi ka fituar në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike në Paris ndaj italianes, Guiffrida.

Xhudistja kosovare arriti në finale të Lojërave Olimpike duke mposhtur italianen në Golden Score me Ippon pas tri penalizimeve të kundërshtares për lojë pasive.

Krasniqi arriti deri në gjysmëfinale me performanca fantastike duke e mposhtur në luftën e parë xhudisten nga Indonezia, Ina Maharani për pak më shumë se 30 sekonda, kurse pas saj eliminoi edhe xhudisten nga Izraeli, Geffen Primo me një Ippon të shpejtë.

Kosova me këtë fitore siguron medaljen olimpike, teksa Krasniqi në finale në luftë për medaljen e artë olimpike do ta ketë përballë xhudisten nga Uzbekistani, Diyora Keldiyorova.

Dueli i Krasniqit ndaj Keldiyorova pritet të fillojë pas ora 18:15, siç njofton faqja zyrtare e Komitetit Olimpik të Kosovës.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Po vazhdon ikja e mjekëve nga Kosova. Sipas Odës së…