Krasniqi pas fitores së Distria Krasniqit: E magjishme, emri i saj po e ngre Kosovën përsëri në majën e botës

28 korrik 2024 | 18:11

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, e ka quajtur historike shkuarjen në finale të xhudistes kosovare, Distria Krasniqi.

Ai ka thënë se ajo po e ngre Kosovën në majën e botës, duke qenë e magjishme.

Postimi i tij i plotë:

Historike! Vetëm një jetë stërvitje e disiplinë, nën menaxhimin e një mjeshtri të madh, mund t’a bëjnë të mundur finalen e dytë brenda 4 viteve në Lojërat Olimpike.

Distria Krasniqi është emri që po e ngre përsëri Kosovën në piedestalin e artë. Në majën e botës.

Superiore. E magjishme. E pakonkurrencë. Përpara dhe faleminderit, Distria!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Distria Krasniqi ka fituar në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike në…