Osmani: Kosova pafundësisht krenare, Distria lartësoi flamurin e shtetit tonë në majat më të larta

28 korrik 2024 | 20:00

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se Kosova është pafundësisht krenare për medaljen e argjendtë që fitoi xhudistja kosovare në Lojërat Olimpike në Paris, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se Distria është stoike dhe luftarake dhe do të jetë përherë kampione që frymëzon një shtet të tërë.

Postimi i saj i plotë:

Stoike e luftarake!

Shkëlqimi i Distria Krasniqit lartësoi flamurin e shtetit tonë në majat më të larta. Kosova është pafundësisht krenare. E argjendta e saj, vërtetë, është me shije ari, sepse Distria do të mbetet përherë kampione që frymëzon një shtet të tërë.

Faleminderit Distria, faleminderit Toni!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pasi xhudistja kosovare…