Gjuajti me armë në dasmë, arrestohet gjilanasi

28 korrik 2024 | 23:00

Të dyshuarit i janë konfiskuar një armë e llojit ES Ecol dhe 11 gëzhoja, teksa i njëjti është intervistuar në prani të avokatit,ka bërë të ditur policia.

“Me urdhër të Prokurorit të Shteti i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë dhe do të ngritët kallëzim penal për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, thuhet në njoftim.

Policia u bëri thirrje qytetarëve që të mos i përdorin armët gjatë ahengjeve.

“Ne duhet të marrim përgjegjësinë tonë për të mbajtur një mjedis të sigurt dhe paqësor për të gjithë, andaj “festoni me zemër, jo me armë”, thuhet më tej në njoftimin e policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti për Siguri dhe Qëndrueshmëri-PREVENT ka publikuar një raport hulumtues…