Maduro, sërish president i Venezuelës

29 korrik 2024 | 08:32

Presidenti venezuelas, Nicolas Maduro, i ka fituar sërish zgjedhjet presidenciale, sipas rezultateve të pjesshme që janë publikuar nga këshilli zgjedhor, shkruan BBC-ja.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Zgjedhor, Elvis Amoroso, i cili është aleat i ngushtë i Maduros, ka thënë që pas numërimit të 80 për qind të votave, Maduro ka grumbulluar 51.20 për qind të votave, krahas 44.02 për qind sa i ka marrë kundërkandidati i dytë, Edmundo Gonzalez.

Ndërkaq, opozita e këtij shteti ka hedhur akuza për vjedhje dhe mashtrime në procesin e numërimit të votive.

Opozitarët e kanë përkrahur Gonzalezin në mënyrë që ta hiqnin Maduron nga pushteti pas 11 vjetësh në krye të këtij vendi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Menjëherë pasi Parlamenti Evropian, më 18 korrik, ka konfirmuar Ursula…