Ernest Muçi mund të transferohet në Premier Ligë

29 korrik 2024 | 12:16

Ernest Muçin mund ta shohim në Premier League në sezonin e ri. Për sulmuesin e kombëtares ka disa oferta dhe drejtuesit e Besiktas po mendojnë për shitjen e tij.

Për momentin ka dy oferta nga ekipet e Premier League. Fillimisht është Aston Vila, e cila vazhdon të këmbëngul për shërbimet e ish-it të Tiranës dhe kanë ofruar 12 milionë euro.  8 milionë euro më pak të ofruara se sa në muajin prill.

Ndërkohë një ofertë prej 15 milionë eurosh ka mbërritur gjithashtu për shërbimet e Muçit. Për ketë të fundit ende nuk bëhet e ditur emri i skuadrës angleze, por mediat turke raportojnë se shumë shpejt drejtuesit e Besiktas do të marrin një vend.

Turqit kërkojnë të transferojnë Anderson Talisca nga Al-Nassr dhe për të realizuar diçka të tillë duhen të ardhura. I sakrifikuari në këtë rast pritet që të jetë Muçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Lëvizjes Europiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq…