Kosova merr kredi nga Fondi Saudit për rrugën Prishtinë – Mitrovicë

29 korrik 2024 | 12:49

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka nënshkruar kredi me Fondin Saudit për Zhvillim për të financuar rrugën Prishtinë – Mitrovicë.

Kredia është nënshkruar për financimin e segmentit që fillon nga Smrekonica deri në Mitrovicë dhe ka një gjatësi prej pesë kilometrash, raporton EkonomiaOnline.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, e quajti projektin të rëndësishëm dhe përmirësues të jetës së qytetarëve.

“Me këtë marrëveshje Fondi Saudit për Zhvillim do të mbështesë me një kredi prej 15 milionë euro që fillon nga Smrekonica deri në Mitrovicë dhe është një gjatësi prej 5 kilometra. Ky segment është pjesë e projektit të rrugës Prishtinë-Mitrovicë”, ka thënë Aliu.

Ndërkaq pas ceremonisë foli edhe ministri tjetër, ai i Financave, Hekuran Murati.

Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se marrëveshja kap vlerën e rreth 14 milionë eurove.

“Sot jemi mbledhur që të përmbyllim edhe pjesën tjetër të financimit për këtë projekt. Mesatarja ditore në këtë rrugë është në nivelin për 27 mijë automjete. Marrëveshja kap vlerën rreth 13 milionë euro. Pjesa tjetër është bashkëfinancim nga Qeveria e Kosovës. Do të doja të falënderoja Fondin Saudit për Zhvillim për mbështetjen dhe të ritheksoj përkushtimin e Qeverisë për thellimin e partneritetit me Mbretërisë së Arabisë Saudite”, ka thënë Murati.

Ndërkaq, drejtori ekzekutiv i Fondit Sovran për Zhvillim, Sultan A. Almarshad, e quajti këtë kredi bashkëpunim të vazhdueshëm mes Kosovës dhe Fondit Saudit.

“Marrëveshja që do të nënshkruhet sot është vazhdim i projektit që është financuar nga fondi që është bërë në vitin 2013. Kjo zgjatje do ta zgjeroj rrugën në dy anët në dy autoudhë. Do të zvogëlojë trafikun dhe do të zvogëloj aksidentet”, u shpreh ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka uruar Nicolas Maduron për…