Pas koncertit në “Sunny Hill”, Bebe Rexha viziton Dibrën

29 korrik 2024 | 14:34

Pas megakoncertit që ka mbajtur në “Sunny Hill”,këngëtarja Bebe Rexha ka shkuar për të vizituar vendlindjen e babait të saj Dibrën e Maqedonisë së Veriut, pas 12-viteve.

Në një postim në Instagram, ajo ka thënë se rilidhja me rrënjët dhe familjen ishte thellësisht emocionuese.

“Vizita e varrit të gjyshit tim ishte veçanërisht domethënëse, pasi nuk mund të merrja pjesë në funeralin e tij në kohë gjatë turneut”.

“Familja do të thotë gjithçka për mua dhe kjo vizitë më kujtoi rëndësinë e lidhjeve tona”, ka shkruar Rexha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Akil Gjakova tashmë ka shkuar historinë duke kaluar në gjysmëfinale…