Rekomandohet ngritja e nivelit të cilësisë së të dhënave në Prokurorinë e Apelit

29 korrik 2024 | 17:09

Komisioni për Administrimin e Prokurorive, i kryesuar nga Jetish Maloku, mbajti të hënën takimin e radhës sipas agjendës së paraparë.

Në këtë takim morën pjesë anëtarët e Komisionit dhe të grupit punues për përgatitjen e Udhëzuesit për mënyrën e trajtimit të rasteve me kryerës të panjohur, përfaqësuesi i Zyrës së BE-së në Prishtinë, Mats Persson, koordinator i Komisioneve të Përhershme të KPK-së, zyrtarët e Njësitit për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorisë dhe të Departamentit të Teknologjisë Informative të Sekretariatit të KPK-së.

Fillimisht, udhëheqësi i grupit punues për përgatitjen e Udhëzuesit për mënyrën e trajtimit të rasteve me kryerës të panjohur, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala, prezantoi draftin e raportit për trajtimin e rasteve me kryerës të panjohur, përfshirë konkluzionet dhe rekomandimet përkatëse.

Anëtarët e Komisionit për Administrimin e Prokurorive, vlerësuan se draftraporti mund të ndihmojë në standardizimin dhe përmirësimin e procedurave për trajtimin e këtyre rasteve, si dhe rekomanduan ngritjen e nivelit të cilësisë së të dhënave në Prokurorinë e Apelit, si dhe diskutuan edhe për vizitat që do t’i realizojnë në të gjitha prokuroritë e vendit, ku do të mbikëqyrin zhvillimin e procesit të punës përmes SMIL-it dhe do të identifikojë nevojat e infrastrukturës fizike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fletëvotimet e pavlefshme mbeten një shqetësim i gjerë në Kosovë,…