Aliu mburret për projektet në Ferizaj: Janë kryevepra

30 korrik 2024 | 08:33

Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë për Ekonomia Online se fokusi i tij gjatë këtij mandati ka qenë për projektet e zhvillimit të parqeve në këtë qytet. E projektet e kryera, i quan kryevepra.

I pari i Ferizajt ka listuar sukseset e tij përgjatë këtij mandati, ku theks të veçantë i ka dhënë ndërtimit të parqeve. Disa i ka quajtur parqe të mëdha e disa të vogla.

Aliu ka thënë se anash nuk kanë mbetur as me transformimin e qytetit, të cilat sipas tij ndikojnë në komunikacion dhe në sigurinë e qytetarëve.

“Sa i përket qeverisjes lokale është e qartë platforma e cila ka fituar besimin e qytetarëve dhe mandati im është quajtur ‘mandati i gjelbër’, për faktin se kryesisht projektet të cilat i kemi qenë dhe mbetemi të fokusuar janë projektet që kanë të bëjnë me zhvillimin e parqeve të ndryshme qoftë brenda qytetit, qoftë jashtë. Kemi pasur dy grupe të këtyre parqeve, parqet e mëdha dhe të vogla. Sa i përket parqeve të mëdha, ne e kemi nisur dy parqe që e kanë të ndërprerë pjesën urbane. Është zgjerimi i parkut ‘Liria’, është njëri prej parqeve në Republikën e Kosovës. Ne do ta zgjerojmë të gjitha kapacitet e saj plus 10 hektarë me mundësi të zgjerimit. Parku i dytë që kemi filluar punimin është parku i ‘Kodra e Sherretëve’, që është një park shumë i bukur për ta vizituar jo vetëm qytetarët e komunës së Ferizaj por edhe më gjerë. Parku i tretë i madh që është duke u punuar do të bëhet zhvendosja e kompanisë së mbeturina, dhe ajo hapësirë do të shndërrohet në një park është vetëm 400 metra lartë nga këtu”, ka thënë Aliu.

Krahas ndërtimit të parqeve, Aliu ka thënë se punë të madhe kanë bërë edhe për transformimin e qytetit. Projektet e kryera, Aliu i ka quajtur kryevepra.

Ajo që është brenda këtij mandati katërvjeçar kryesisht ka qenë parqe të mëdha dhe të vogla, por nuk kemi lënë anash edhe projekte tjera të mëdha, si qeverisje jemi të njohur me vizionin transformues të qytetit. Ferizaj është qyteti për transformues në Republikën e Kosovës, kemi pasur vizionin, guximin dhe vendimmarrjen e duhur për të zhvilluar ato. Në momentin që po flasim ne jemi duke i zhvilluar ato. Përveç zgjidhja për situatat që kanë të bëjnë me komunikacionin dhe sigurinë e qytetarëve, projektet tona janë edhe një lloj arti në veti sepse janë vepra të bukura dhe në fakt janë kryevepra”, ka thënë Aliu, teksa ka përmendur edhe ndërtimin e Pallatit të Sporteve.

“Ka shumë projekte që kanë të bëjnë me ndërtimin e kapaciteteve që jemi fokusuar shumë. Shumë shpejtë do të inaugurohet Pallati i Sporteve, po ashtu kemi inauguruar disa prej projekteve të tilla nëpër shkolla sepse kemi dashur që të kenë shfrytëzim dual, edhe nga nxënësit por edhe nga klubet sportive. Dhe për arsye të mirëmbajtjes kemi vendosur që t’i ndërtojmë në kuadër të hapësirave të shkollave, kemi inauguruar në shkollën ‘Astrit Bytyqi’ në Fshatin e Vjetër në Balaj por priten që të ndërtohen projektet në këto hapësira”, u shpreh Aliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Jashtëm i Izraelit i kërkoi NATO-s të dëbojë…