Garës për Alvarezin i shtohet edhe PSG-ja

30 korrik 2024 | 10:58

Ylli i Manchester Cityt, Julian Alvarez është kthyer në një prej emrat më të lakuar në këtë afat kalimtar.

Në Spanjë e duan Barcelona dhe Atletico Madrid, kurse sipas raportimeve më të fundit të mediave, për kartonin e 24-vjeçarit tashmë në garë kanë hyrë edhe Paris Saint-Germain. Argjentinasi po shihet si zëvendësues perfekt i Kylian Mbappes.

Në edicionin e fundit Julian Alvarez ka zhvilluar plot 54 paraqitje, me fanellën e Manchester City, ku ka arritur të shënojë plot 19 gola si dhe të asistojë shokët e tij të skuadrës, në 13 raste të tjera.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoritetet në Shqipëri po raportojnë për përhapje zjarresh në qytetin…