MARRVESHJA E OHRIT LINDI NGA KOMUNIKATA NR. 6 E USHTRISË ÇLIRIMTARE KOMBËTARE

30 korrik 2024 | 11:12

Ismet Sylejmani

Po afrohet 13 Gushti, atëherë kur u arrit Marrveshja Historike e Ohrit, e cila lindi nga Ushtria Çlirimtare Kombëtare dhe zanafilla e sajë në embrion është Komunikata nr. 6 e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së!

Marrveshja e Ohërit, buron 100% nga lufta heroike dhe titanike e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe për herë të parë u ideua nga Komandanti i saj i Përgjithshëm, Udhëheqësi i popullit Atdheut dhe Kombit Ali Ahmeti dhe u hartua nga eksperti nga SHBA, Prof. Dr. Paul Williams!

Marrveshja e Ohrit pati një unitet të fuqishëm të Fuqive të Mëdha rreth saj, prandaj edhe u bë e mundur ndalja e luftës së armatosur dhe arritja e paqes dhe vendosja e demokracisë euroatlantike në Maqedoninë e Veriut!

Kjo Marrveshje historike, si asnjë tjetër për në hapsirat e ish-Jugosllavisë, u mbeshtet fuqishem nga faktori politik botëror i udhëhequr nga SHBA, me në krye diplomatin e madh, Ambasadorin James W. Pardew!

Marrveshja e Ohrit mbanë vulë të madhe shqiptare dhe është në funksion të plotë të jetës së lirë dhe të barabartë kombëtare, politike e shtetërore me bazë të thellë dhe të fuqishme euroatlantike!

Ohri në Maqedoninë e Veriut, mbetet qyteti model ku është arritur Marrveshja Historike më funksionale dhe më me ndikim rajonal dhe ndërkombëtar!

Marrveshja e Ohrit, në historinë e Maqedonisë së Veriut, ishte goditja në shenjë nga të gjithë aktorët dhe faktorët relevant, duke u nisur nga Ai që e finansoi, nga hartuesi profesionalist, pastaj të atyre që kontribuan në arritjen dhe zbatimin e saj, por edhe u dëshmua se ishte më e mira dhe më e sukseshmja!

Lufta heroike dhe mbinjerëzore e luftëtarëve, ushtarëve dhe komndantëve sypatrembur e të komanduar me trimëri e guxim nga Kryekomandanti Ali Ahmeti dhe Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, u bënë njëra nga bazat e fuqishme jo vetëm të Marrveshjes së Ohrit, por edhe të hyrjes së Maqedonisë së Veriut në NATO, në BE dhe mekanizma të tjerë relevnt strategjik euroatlantik!

Prandaj me plotë të drejtë mund të thuhet se Marrveshja e Ohrit, jo vetëm lindi nga Ushtria Çlirimtare Kombëtare, kurse zanafillën e sajë që në embrion e ka Komunikatën nr. 6 të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së!

Prishtinë, 30 Korrik 2024!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se “ekstremizmi” në Gjykatën…