Adell Saboviq nuk ia del të kualifikohet tutje, renditet i 58-ti

30 korrik 2024 | 12:27

Notari ynë, Adell Sabovic nuk ka arritur të kualifikohet në raundin tjetër edhe pse përfundoi i dyti në baterinë e tij.

Sabovic garoi sot në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’, disiplina e 100 metrave stil i lirë. Ai përfundoi me kohë 51.77 sekonda, duke dalë i dyti në baterinë e tij.

Megjithatë, notari kosovar ishte i pafat pasi nuk arriti të kualifikohet në gjysmëfinale.

Në përgjithësi, ai u rendit i 58-ti nga 79 garues, duke lënë prapa 21 notarë. Koha e tij e sotme është rekord shtetëror.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do të marrë pjesë…