Tahiri, pushtetit: U shëtitët boll, edhe foto e video keni bërë në Paris, tash a po merreni me minatorët e Trepçës?

30 korrik 2024 | 12:53

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka bërë një reagim lidhur me mosekzekutimin e pagave për muajin qershor për minatorët e Trepçës.

“U shëtitët boll, edhe foto e video bëtë në Paris, tash a po merreni me minatorët e Trepçës që janë pa rroga, me bllokadat e rrugëve gjithandej Kosovës, me pensionistët që po presin pas katër vjet qeverie me ua rritë pensionet me dëmet ekonomike e me bllokadën ndërkombëtare. Punoni najsen të hajrit, e jo veç me kontrata njëburimore e korruptive! Se di për besë çka do të folni në fushatë!!”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas disa video incizimeve të postuara në rrjetet sociale, Policia…