![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2024/07/fazliu.jpg)
Laura Fazliu kualifikohet në çerekfinale
30 korrik 2024
| 12:52
Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka kaluar në çerekfinale të kategorisë deri në 63 kilogramë në Olimpiadë.
Fazliu në 1/8 e finales mposhti kinezen, Jing Tang.
Për shkak të rangimit të mirë, si e treta në botë, Fazliu kishte kaluar automatikisht në 1/8 e finales, dhe tashmë është një hap larg gjysmëfinales.