Grisi Koxhaku eliminohet nga gara e notit

30 korrik 2024 | 13:06

Ka përfunduar aventurën e tij në Lojërat Olimpike “Paris 2024” edhe notari shqiptar Grisi Koxhaku. Ai mori pjesë sot në garën e 100 metrave stil i lirë.

Koxhaku garoi në baterinë e tretë, ku u klasifikua në vendin e pestë, me kohën 52”32. Një paraqitje relativisht pozitive për notarin e ri shqiptar, por që nuk arrin dot të kualifikohet më tej. Gjithsej ishin 10 bateri në këtë disiplinë, ku në gjysmëfinale shkuan 16 kohët më të mira, ndërkohë që koha e dhënë nga Koxhaku ishte larg më të mirëve.

Në total, ai u klasifikua në vendin e 62-të mes 79 garuesve. Gjithsesi, si Koxhaku ashtu dhe notarja Kaltra Meça që garoi dy ditë më parë, fituan një përvojë të rëndësishme për të ardhmen e tyre. Deri më tani, për ngjyrat kuqezi kanë garuar dy notarët dhe qitësja Manjola Konini, në 10 metra pistoletë ajri. Kjo e fundit do të garojë edhe më datën 2 gusht, në 25 metra pistoletë precesion.

“Grisi Koxhaku e mbylli garimin e tij në vendin e 5-të në baterinë 3, me kohën 52.32. Një garë modeste për sportistin debutues të Team Albania”, njofton Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka njoftuar se…