Dërgohen në Kuvend emrat e dy kandidatëve për emërim në Bord të Trustit

30 korrik 2024 | 14:02

Komisioni për përzgjedhje të kandidatëve për anëtarë të Bordit Drejtues të FKPK-së, për pozitën anëtar me përvojë profesionale në përfaqësimin ose këshillimin e punëdhënësve në Kosovë dhe për pozitën anëtar me përvojë profesionale në përfaqësimin ose këshillimin e punonjësve apo përfaqësuesve të tyre në Kosovë, i përbërë nga Guvernatori i BQK-së, Auditorja e Përgjithshme dhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, i propozoi Kuvendit për emërim dy kandidatë për anëtarë të Bordit Drejtues të FKPK-së.

Në njoftimin e BQK-së thuhet se për pozitën anëtar me përvojë profesionale në përfaqësimin ose këshillimin e punëdhënësve, kanë aplikuar 13 kandidatë, prej të cilëve 6 kandidatë i janë nënshtruar intervistës.

Edhe për pozitën anëtar me përvojë profesionale në përfaqësimin ose këshillimin e punonjësve apo përfaqësuesve të tyre, kanë aplikuar 13 kandidatë, prej të cilëve 6 kandidatë i janë nënshtruar intervistës.

“Prandaj, Komisioni bazuar në intervistimin e kandidatëve dhe kryerjes së verifikimeve të nevojshme, unanimisht vendosi që, konform Ligjit për Fondet Pensionale, dy kandidatët e vlerësuar me më së shumti pikë të procedohen tek Kuvendi për emërim për anëtarë të Bordit Drejtues të FKPK-së: për pozitën anëtar me përvojë profesionale në përfaqësimin ose këshillimin e punonjësve apo përfaqësuesve të tyre propozohet: kandidati Ali Vitija, i vlerësuar me më së shumti pikë nga intervistimi (22.3 pikë nga 30 pikë) për pozitën anëtar me përvojë profesionale në përfaqësimin ose këshillimin e punëdhënësve propozohet: kandidati Arsim Bruçaj, i vlerësuar me më së shumti pikë nga intervistimi (24.7 pikë nga 30 pikë)”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Armando Broja ende nuk e ka zgjidhur të ardhmen e…