Shtyhet me 24 orë gara e triatlonit, shkak cilësia e ujit

30 korrik 2024 | 15:39

Paris 2024, Cilësia e ujit në Senë nuk është në parametrat e duhur, shtyhet me 24 orë gara e triatlonit.

Sipas organizatorëve të Paris 2024 gara e triatlonit për meshkuj, e programuar për sot në orën 08:00, u shty me 24 orë pasi lumi i Senës ende nuk ishte në parametrat e duhur për të mos shkaktuar probleme në shëndetin e triatletëve.

Niveli i bakterit Esheria Kolit në Senë është më i lartë nga parametrat e parashikuara nga insitutet shëndetësore. Sipas organizatorëve reshjet e forta të shiut kanë vështirësuar shumë planin e tyre për  të mbajtur gara në Senë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Oliver Varhelyi, ka…