Kërkohet nga kryeprokurorët efikasitet më i lartë në trajtimin e rasteve të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara

30 korrik 2024 | 15:50

Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka mbajtur kolegjiumin e rregullt me të gjithë kryeprokurorët e prokurorive të vendit, përfaqësues të prokurorive dhe prokurorët e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, ku kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e Ambasadës së ShBA-së në Kosovë.

Kryeprokurori Kelmendi ka diskutuar për raportet e prokurorive të vendit lidhur me rezultatet e prokurorëve për rastet që kanë të bëjnë me pasuritë e sekuestruara dhe të konfiskuara të cilat janë përdorur për kryerjen e veprave të ndryshme penale apo janë përfituar nga vepra penale, e të cilat gjenden në depon e Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar (AAPSK).

Lidhur me këtë, Kryeprokurori i Shtetit ka kërkuar nga kryeprokurorët e prokurorive efikasitet më të lartë në trajtimin e këtyre rasteve në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale dhe ligjeve tjera në fuqi, ku në mes tjerash është parashikuar edhe mundësia e shitjes së automjeteve të sekuestruara dhe të konfiskuara apo edhe e shfrytëzimit të tyre në përputhje me legjislacionin në fuqi, krejt kjo me qëllim të parandalimit të pasojave që mund t’i bëhen buxhetit të shtetit për shkak të mos veprimit adekuat të prokurorëve.

Po ashtu në takim u diskutua edhe mundësia e pjesëmarrjes së prokurorëve të shtetit në trajnimet e Akademisë së Drejtës Evropiane (ERA), si dhe çështje të tjera profesionale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhudistja Distria Krasniqi ka folur pasi e mori medaljen e…