Diskutohet bashkëpunimi ndërmjet Zyrës për Rikthim të Aseteve dhe EULEX-it

30 korrik 2024 | 16:03

Udhëheqësi i Zyrës për Rikthim të Aseteve (ZRA), prokurori i Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Bahri Hyseni, priti në takim monitoruesin Tematik të EULEX-it për Veprat Penale të Korrupsionit, Albert Effendi Van Nunen Karioen.

Temë kryesore e këtij takimi ndërmjet udhëheqësit të ZRA-së dhe monitoruesit të EULEX-it ishte diskutimi dhe informimi për detyrat dhe përgjegjësitë e Zyrës për Rikthim të Aseteve si dhe bashkërendimi i punës me akterët ligjzbatues dhe me partnerët ndërkombëtarë.

Në anën tjetër, Karionen u zotua së është i gatshëm të ndihmoj dhe të japë kontributin e tij në dhënien e këshillave dhe gjetjen e praktikave më të mira për funksionimin sa më efikas të Zyrës për Rikthimin e Aseteve e cila funksionon në kuadër të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tre sportistë të Izraelit në Lojërat Olimpike të Parisit janë…