Usyk provokon Furyn: Mos ki frikë, unë nuk do të lë vetëm

30 korrik 2024 | 16:09

Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk paralajmëron britanikun Tyson Fury që të mos ketë frikë përpara revanshit që do të zhvillojnë këtë dhjetor. Një deklaratë që vjen pas asaj të Furyt, që ka thënë se ai e humbi sfidën e parë mes tyre sepse e kishte “shumë të lehtë”.

Usyk mundi Fury në maj përmes një vendimi të ndarë për t’u bërë kampioni i padiskutueshëm i botës në peshën e rëndë. Ukrainasi foli për sfidën e planifikuar më 21 dhjetor në Arabinë Saudite, në një intervistë ekskluzive me “Sky News” në ambasadën e Ukrainës në Londër. “Oh zot, nuk ka mundësi që Fury bën ato deklarata! Gjithsesi, nuk ka problem. Sfida e ardhshme do të jetë sërish e lehtë për të. Për mua, revanshi ndaj tij do të jetë i vështirë sepse Tyson Fury është një burrë i madh, një boksier i mirë, me një përgatitje të mirë boksi”, u shpreh Usyk.

“Por, nëse Tyson thotë se për të do të jetë e lehtë, për mua nuk ka problem. Unë shoh në sytë e Tyson Fury që nuk është e lehtë. Do të jetë e vështirë, shumë, shumë e vështirë. Tyson, mos ki frikë, unë nuk do të të lë vetëm”, ka deklaruar Usyk, duke i dërguar edhe një puthje britanikut.

“Tyson ka një familje të madhe, unë kam një familje të madhe. Gjithçka është në rregull. Unë nuk mendoj për arbitrin pasi ka përfunduar sfida. Ne fitojmë dhe falë Zotit gjithçka është mirë, gjithçka është në rregull. Unë mendoj se arbitri është i mirë. Thjesht njerëzit flasin bla bla bla”, u shpreh Usyk. 37-vjeçari, i cili ka një rekord 22-0, pranoi se Fury i kishte shkaktuar dëme pjesëve të ndryshme të trupit të tij, ndërsa e krahasoi britanikun me një Yeti. “Po, kam pak probleme, me grushtin, shpinën, gjithë trupin sepse ishte një luftë e vështirë, 47 minuta. E shihni Tyson Fury, ai është si një Yeti. Është i vështirë. Fytyra ime është e mirë, e bukur”, ka pohuar Usyk.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Udhëheqësi i Zyrës për Rikthim të Aseteve (ZRA), prokurori i…