Sot shpallet aktgjykimi për vrasjen e Lulzim Fejzullahut

31 korrik 2024 | 08:21

Gjykata Themelore në Prishtinë sot do ta shpallë aktgjykimin e vrasjes së të riut nga Podujeva, Lulzim Fejzullahu.

Fejzullahu u godit me veturë mbrëmjen e 14 janarit të këtij viti, për tu rrahur më pas brutalisht me shufra metalike nga dy të dyshuar.

Si pasojë e plagëve të marra, Lulzimi ndërroi jetë në QKUK më 20 janar.

Në shkallë të parë, më 23 maj Gjykata dënoi dy të dyshuarit, të mitur, më 19 vjet burg: njërin dhjetë e tjetrin nëntë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismail Haniyeh, lideri i Hamasit që u vra në Iran,…