Nis takimi i minatorëve të “Trepçës” me Sindikatën për pagat

31 korrik 2024 | 09:03

Që nga ora 7 e mëngjesit, minatorët e Trepçës kanë mbajtur takim me Sindikatën e Pavarur të Minatorëve, pas situatës së krijuar për mosekzekutim të pagave, raporton Ekonomia Online.

Minatorët janë në grevë tash e disa ditë për shkak se nuk i kanë marrë pagat e qershorit.

I pranishëm ishte edhe Shyqeri Sadiku, drejtor i minieres së Stantërgut, i cili u mundua t’i bindë minatorët të kthehen në vendet e punës por që kjo u kundërshtua. Ata, fillimisht kërkuan që në këtë takim të vijë Bordi i Trepçës, në të kundërtën nuk do t’i kthehen vendit të punës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
CHARLES BAUDELAIRE - Kë do ti më tepër, o njeri…