“Një tjetër arrati sot” Ilnisa dhe Meritoni përsëri në udhëtim së bashku?

31 korrik 2024 | 11:11

Çifti i njohur, Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi, të cilët u njohën brenda shtëpisë së “Big Brother VIP3”, duket se do të kenë një verë të paharrueshme së bashku. Pas pushimeve në Turqi dhe në Mal të Zi ata shihen në një tjetër udhëtim.

Këtë e ka bërë të ditur vetë gazetarja me një postim në ‘Instastory’ ku shfaq një foto të Meritonit dhe shkruan: “Një tjetër arrati sot”.

Çifti nuk e ka bërë të ditur destinacionin por nga fotot ata shihen duke eksploruar natyrën.

Kujtojmë që pak ditë më parë Ilnisa pohoi në një intervistë për “She’s On Top” se dyshja kanë nisur bashkëjetesën, madje u aludua se ata mund të jenë edhe në pritje të ëmbël por ende nuk ka asnjë konfirmim nga vetë ata.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prej kohësh tashmë dihet “dashuria” e madhe që bordi i…