Kryetari Latifi nënshkruan kontratë me vlerë investuese mbi 60 milionë euro

31 korrik 2024 | 12:35

Pas përfundimit të ankandit publik, të zhvilluar nga Komuna e Rahovecit, kryetari i komunës Smajl Latifi, ka nënshkruar kontratën për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të Komunës së Rahovecit, me kompaninë “Rahoveci Solar Energy Park Sh. P. K.”, për ndërtimin e një parku solar dhe energjisë së erës me kapacitet prej 100 MW, në sipërfaqe prej 16.9 ha, dhe 20 ha të tjera janë në procedurë të marrjes në shfrytëzim nga Agjencioni Pyjor i Kosovës, ku titullar është Komuna e Rahovecit.

Ky projekt do të sjellë një investim prej mbi 60 milionë eurosh.

“Dua të falënderoj përfaqësuesin e kompanisë ‘Rahoveci Solar Energy Park Sh. P. K.’ z. Ibrahim Kastrati, për këtë investim të rëndësishëm, i cili jo vetëm që do të përmirësojë sigurinë e furnizimit me energji, por gjithashtu do të kontribuojë në krijimin e vendeve të reja të punës”, ka theksuar Latifi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka arrestuar një 27-vjeçar në Sallagrazhdë të…