Pse Princi Harry do të marrë një pagë mbretërore më të madhe se i vëllai

31 korrik 2024 | 12:37

Princi Harry pritet të marrë një dhuratë speciale në ditëlindjen e tij të 40-të. Duka i Sussex do të mbushë 40 vjeç më 15 shtator, kur do të trashëgojë një shumë marramendëse. Në fakt, ai do të trashëgojë më shumë para se vëllai i tij, William, kur të mbushë 40 vjeç. Dhe për këtë, është bërë  shkak, stërgjyshja e tij, Elizabeth Bowes-Lyon, Nëna Mbretëreshë, e cila vdiq në vitin 2002,

Mbretëresha Elizabeth ka krijuar një fond besimi prej 90 milionë dollarësh për familjen e saj, për të cilin ajo tha se Duka i Sussex do të marrë pjesën e tij kur të mbushë 40 vjeç, sipas Times. William dhe Harry do të ndajnë rreth 14 milion £ të asaj trashëgimie, por pjesa më e madhe e parave do t’i shkojë Harrit.

Pse? Sepse William do të “përfitojë financiarisht” duke u bërë mbret.

Pra, Princi Harry do të marrë 8.5 milionë dollarë nga pjesa e tij për ditëlindjen e tij të 40-të. Sigurisht, ai do të duhet të paguajë taksa që do të zvogëlojnë shumën përfundimtare.

“Si rezultat, Harry ka të ngjarë të marrë pak më shumë se gjysmën e 14 milionëve të caktuara për 2 vëllezërit,” tha një burim për The Times.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Festivali i Dua Lipës synon të ndryshojë imazhin e Kosovës”,…