Ndërron jetë veterani i UÇK-së Ilaz Lladrovci

31 korrik 2024 | 13:04

Ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së Ilaz Lladrovci. Lajmin e ka bërë me dije kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Sipas tij, Ilaz Lladrovci ishte aktiv me veprimtari antijugosllave nga rinia e hershme, për ta kurorëzuar veprimtarinë atdhetare me uniformën e UÇK-së.

“Sot, pas një sëmundje të rëndë, ka ndërruar jetë, kushëriri im, veterani i UÇK-së, Ilaz Lladrovci. Ilazi me profesion ishte inxhinier, ka punuar me përkushtim në arsim dhe angazhime të ndryshme profesionale, duke qenë i fjalës, i sinqertë, punëtor e atdhetar i vendosur. Ai ishte aktiv me veprimtari antijugosllave nga rinia e hershme, për ta kurorëzuar veprimtarinë atdhetare me uniformën e UÇK-së. Gjithmonë do ta nderojmë kujtimin për Ilazin, për kohën kur më së shumti i duhej atdheut, u rreshtua në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Pas çlirimit, iu kthye punës së tij, për të qenë shembull i profesionit, modestisë dhe angazhimit qytetar. Ne humbëm njeriun e dashur, njeriun e mirë e atdhetar, por, kujtimet më të mira për të do të jenë të përhershme. Nderim jetës e veprës së Ilaz Lladrovcit!”, ka shkruar kryetari Lladrovci në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sistemet e mbrojtjes ajrore të Ukrainës kanë rrëzuar dhjetëra dronë…