Për herë të parë në Kosovë organizohen studimet Bachelor në SMART Mobility dhe ITS

31 korrik 2024 | 14:23

Kosova është gati të mirëpresë dy mundësi të reja dhe unike në studimet Bachelor, të cilat do të transformojnë arsimimin e lartë në fushën e trafikut, transportit dhe logjistikës. Ofertës së bujshme të programeve dhe specializimeve studimore në Kosovë, këtë vit i shtohen edhe dy fusha të reja të studimeve profesionale: Planifikimi dhe Lëvizshmëria Urbane – Mobiliteti i Mençur dhe Sistemet Inteligjente në Transport (ITS) dhe Logjistikë. Organizimi i këtyre studimeve të akredituara ka për qëllim për të adresuar nevojat e një tregu në zhvillim, të shpejtë dhe për të integruar teknologjitë më të avancuara në këto fusha.

Planifikimi dhe Lëvizshmëria Urbane –  SMART Mobility është i fokusuar në planifikimin dhe menaxhimin e lëvizshmërisë urbane, ku studentët do të mësojnë si të integrojnë teknologjitë e informacionit dhe komunikimit në termat “Smart Mobility,” “Smart Cities,” dhe “Smart Cars.” Kjo paradigme e re synon të krijojë qytete dhe sisteme transporti më efikase, më të qëndrueshme dhe të integruara përmes teknologjive të avancuara.

Sistemet Inteligjente në Transport (ITS) dhe Logjistikë përqendrohen në përdorimin e teknologjive të avancuara për menaxhimin e trafikut dhe logjistikës. Studentët do të aftësohen në përdorimin e inteligjencës artificiale dhe algoritmeve të mësimit makinerik për të krijuar sisteme transporti më efikase dhe të automatizuara.

Që nga viti 2001, Tempulli si pionier në ofrimin e arsimit të lartë privat në Kosovë, ka sjellë programe studimore të rralla dhe mjaft specifike. Kjo traditë dhe përvojë e gjatë e bën Tempullin një aset të çmuar kombëtar, të njohur për cilësinë në arsimin e lartë në vend dhe jo vetëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Krahu i armatosur i Hamasit tha të mërkurën se vrasja…