Kosova U18 po përgatitet për Botëror

31 korrik 2024 | 14:25

Hendbollistet e Përfaqësues U18 të Kosovës kanë nisur të hënën përgatitjet për paraqitje në Kampionatin Botëror. Nën urdhrat e shtabit teknik, hendbollistet e reja po punojnë me seriozitet maksimal për paraqitje sa më të mirë në Botërorin në Kinë.

Programi stërvitor është shumë i ngarkuar, ndërsa përgatitjet janë të gjithanshme që në momentin e duhur të arrihet forma më e lartë e mundshme.

Përfaqësuesja është e vendosur në Prishtinë, ndërsa atmosfera te vajzat është shumë e mirë. Botërori mbahet në Chuzhou të Kinës prej 14 deri më 25 gusht. Kombëtarja jonë është në grupin D së bashku me Francën, Brazilin e Indinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova është gati të mirëpresë dy mundësi të reja dhe…