Gjendet nën gërmadha trupi i komandantit të Hezbollahut

31 korrik 2024 | 19:26

Trupi i komandantit ushtarak të Hezbollahut Fuad Shukr është gjetur nën gërmadha në periferitë jugore të kryeqytetit libanez Bejrut. Lajmin e bën të ditur Reuters duke cituar dy burime.

Kujtojmë se ushtria izraelite njoftoi vonë të martën se kishte vrarë Shukr, të cilit iu referua si komandanti më i lartë i Hezbollahut dhe të cilin e fajësoi për një sulm në fundjavë.

Si pasojë e këtij sulmi, dhjetëra të rinj në Golan-in e pushtuar nga Izraeli humbën jetën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria që vet e pat emëruar, tani e ka shkarkuar…