Ushtria amerikane kryen sulme ajrore kundër grupeve të armatosura të Irakut

31 korrik 2024 | 23:38

Ushtria amerikane ka kryer sulm ajror kundër grupeve të armatosura në provincën Babil të Irakut.

Një zyrtar amerikan i Mbrojtjes, në një deklaratë për AA tha se forcat amerikane shënjestruan luftëtarët që u përpoqën të sulmonin me mjete ajrore pa pilot në rajonin Musayyib, në provincën Babil.

“Komanda Qendrore e SHBA-së vlerëson se mjetet ajrore pa pilot në fjalë janë kërcënim për SHBA-në dhe forcat e koalicionit. Ky veprim nënvizon angazhimin e SHBA-së për sigurinë e personelit tonë”, tha zyrtari.

Në lajmet e mediave irakiane, pretendohet se selia e forcave të milicisë shiite Hashd al-Shaabi u sulmua nga ajri dhe se në rajon kishte të vdekur dhe të plagosur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetari dhe moderator i emisionit “Debat Plus”, Ermal Panduri, ka…