Tomor e Isuf Bedra, dy vëllezërit nga Gjakova që jetojnë në veturë

01 gusht 2024 | 08:21

Vëllezërit Tomor dhe Isuf Bedra nga Gjakova që 2 vjet e 9 muaj jetojnë në veturën e tyre. Kushtet e tyre janë të vështira. Thonë se kanë kërkuar ndihmë nga komuna, por që nuk i ka ndihmuar. Ndërkohë, një variant tjetër ka dhënë komuna që udhëhiqet nga Ardian Gjini.

Vëllezërit po pretendojnë se kryetari Ardian Gjini në njërën prej mbledhjeve të asambles komunal ka gënjyer kur ka thënë se u ka ofruar ndihmë atyre, pra një banesë ku ata do të mund të qëndronin.

Tomor Bedra thotë se përgjigjja nga komuna iu kthy se nuk ka “banesa të lira”. Kjo është konfirmuar edhe nga komuna, me një sqarim tjetër.

Në përgjigjen që komuna ka përcjellë për Insajderin përfshihet edhe një shkrim i koordinatorit të degës së Bereqetit në Gjakovë, Abdurrahman Bejtullahu.

Kjo letër nis me fjalinë “Me të vërtetë rasti i Tumor dhe Isuf Bedra është rast shumë i prekshëm për qytetin tonë, por ja që zgjidhja nuk jepet pa përkrahjen dhe angazhimin e tyre në radhë të parë dhe më pas nga bamirësat tanë që i kemi nga vendi dhe diaspora”, duke lënë të nënkuptohet se janë vëllëzrit Bedra ata që nuk po bashkëpunojnë për ta përmirësuar gjendjen e tyre ekonomike.

Madje në këtë letër që shihet se është nënshkruar në korrik të këtij viti, pos të tjerash, përmendet se vëllezërit Bedra nuk kanë pranuar të punësohen.

Aty përmendet edhe çështja e pagesës së qirasë, për të cilën thonë se vëllezërit Bedra nuk u pajtuan. Kërkuan diçka tjetër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zjarri nga Tuçepit tw Kroacisw po përhapet drejt Podgorës dhe…