Izmaku e cilëson të dështuar punën e Kuvendit: Ligjvënësit s’kanë arritur ta kontrollojnë qeverinë

01 gusht 2024 | 08:48

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevahire Izmaku, e ka cilësuar të dështuar punën e Kuvendit të Kosovës në këtë sesion pranveror. Izmaku për Ekonomia Online ka thënë se ligjvënësit kanë dështuar në punën e tyre për ta kontrolluar Qeverinë.

Teksa ka folur për vendimet që janë marrë nga Qeveria Kurti, Izmaku ka thënë se shumë prej tyre kanë përfunduar në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa kritika ka edhe për “keqpërdorim” të komisioneve hetimore.

“Duke qenë se kam qenë gjatë, gati një dekadë pjesë e tij, sigurisht që e kam përcjellë me shumë vëmendje. Nuk është diçka që fatkeqësisht e kisha cilësuar si pozitive, me përjashtim të disa iniciativave që kanë qenë, për ndryshe edhe organizatat që e monitorojnë Kuvendit e shpërfaqin si jo të tillë, pra nuk ka qenë në pajtim me mandatin qoftë në mandatin që e ka si kontrollues ndaj Qeverisë dhe kjo e fundit që është me mandat për t’i raportuar Kuvendit në sistem parlamentar. Kanë ndodhë shumë ftesa që i janë adresuar ministrave e nuk kanë qenë aty”, ka thënë Izmaku.

Izmaku e cila së fundmi ka aderuar në Nisma Socialdemokrate ka thënë se është hera e parë në historinë parlamentare që shumica tenton të marr rolin e saj prijës për hetim parlamentar.

“Duke parë pastaj shumë ligje të cilat kanë përfunduar në Gjykatën Kushtetuese, Komisione Hetimore të cilat janë tentuar të keqpërdorën nga mazhoranca. E kemi komisionin për teksteve shkollore. Është hera e parë në historinë parlamentare që ka ndodhë diçka e tillë, kurrë në asnjë mandat nuk është tentuar me marr rolin prijës Qeveria në raportet hetuese parlamentare sepse është një konflikt i pastër interesi. Është parë që nuk është përmbushur as agjenda legjislative, ka pas mungesë të transparencës, nuk janë publikuar vendimet, e kështu më radhë”, u shpreh ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një studim i fundit në Amerikë ka analizuar të dhënat…