![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2024/08/llapi.jpg)
Llapi pret Brondbyn në ndeshjen e kthimit të Ligës së Konferencës
01 gusht 2024
| 12:46
Llapi do të përballet me Brondbyn në ndeshjen e kthimit të rrethit të dytë të Ligës së Konferencës.
Llapjanët thuajse janë pa gjasa për kalim tutje, pasi në ndeshjen e parë janë mposhtur me rezultat të thellë 6-0. Brondby është tjetër nivel dhe kjo u pa edhe në ndeshjen e parë kur dominuan nga fillimi deri në fund.