Dita kombëtare e Zvicrës, Osmani: Mike e vërtetë dhe aleate e palëkundur

01 gusht 2024 | 12:50

Presidentja Vjosa Osmani e ka uruar Zvicrën për ditën e saj kombëtare.

Në një postim në platformën X, ajo e ka shpërndarë një fotografi të sajën me presidenten zvicerane, Viola Amherd.

“Zvicra ka qenë një mike e vërtetë dhe një aleate e palëkundur, duke qëndruar krah për krah me Kosovën gjatë gjithë viteve”.

“Sot, ne festojmë me ju, duke nderuar lidhjet e forta që lidhin vendet tona, përfshirë rolin që diaspora jonë ka luajtur në ndërtimin e këtij partneriteti të fortë”, ka shkruar Osmani.

Presidentja Vjosa Osmani dhe homologia zvicerane, Viola Amherd

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Llapi do të përballet me Brondbyn në ndeshjen e kthimit…