Pensionohet Loriana Kuka

01 gusht 2024 | 13:23

Lojërat Olimpike “Paris 2024” janë të fundit për Loriana Kukën si xhudistë, pasi ajo ka vendosur që t’i jep fund karrierës se saj në këtë sport.

Lajmin e ka konfirmuar Komiteti Olimpik i Kosovës përmes një postimi në faqen zyrtare.

“Loriana Kuka mbyll karrierën e suksesshme në xhudo. Krenarë me ty! Mirënjohës për gjithçka që i dhatë sportit të Kosovës”, thuhet në njoftimin e KOK-ut.

Loriana Kuka ka pasur një rrugëtim të suksesshëm në xhudo gjatë karrierës së saj. Ajo ka fituar medalje evropiane, botërore, ishte medaliste e Lojërave Evropiane, dy herë pjesëmarrëse në Lojërat Olimpike, si dhe ishte edhe medaliste e Lojërave Mesdhetare.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka kërkuar vazhdimin e…