Kryetari Kastrati ua dha çmimin “Qytetar Nderi” i Malishevës personaliteteve amerikane David Carr, Charles D. Fall dhe Naser Nika

01 gusht 2024 | 15:53

Sot me një ceremoni të organizuar nga Komuna e Malishevës, në mënyrë solemne ju dorëzua çmimi “Qytetar nderi” për tri personalitete amerikane nga shteti i New York-ut, David Carr, anëtar i Këshillit të shtetit të New York-ut, Charles D. Fall, anëtar i Asamblesë së shtetit të New York-ut dhe veprimtarit të njohur, Naser Nika.

Këtë çmim, këtyre personaliteteve ju dorëzoi kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, me motivin “për kontributin dhe përkrahjen e jashtëzakonshme për komunitetin shqiptar në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

Në fjalën e rastit, i pari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati ka thënë se “falë kontributit te SHBA-së, Kosova sot është e pavarur dhe e lirë” Ndërsa duke vlerësuar përkrahjen e SHBA-ve dhe të këtyre personaliteteve në New York, për Kosovën, tha se “miqësia mes Kosovës dhe SHBA-së është vëllazëri e përjetshme. Falë kontributit të  tyre, se festa e Kosovës njihet në New York, ndërsa edhe rrugët mbajnë emra të figurava shqiptare”. “Jam i nderuar në vazhdimësi me lidhjet tona shpirtërore që kombi shqiptar ndërtoi me shekuj të tërë me SHBA dhe kontributi i saj, e bën Kosovën më të fortë dhe të pavarur. Jam i nderuar që të ndaj çmimet  “Qytetar nderi”, për te gjitha çështjet që ju ngritët në New York dhe për përkrahjen e vazhdueshme.  Falë juve dy festa të Kosovës njihen në dy institucione në New York. Davidi ka kërkuar që një rrugë në New York të quhet Ismail Qemaili.  Po ashtu edhe një rrugë me emrin Isa Boletini. Miqësia dhe aleanca jonë nuk është e rastësishme por është vëllazëri e përjetshme”. “Populli shqiptar e kujton kontributin historik të tyre, në këtë angazhim nuk duhet te harrojmë diasporën që bëjnë kontribut për shqiptarët. Nuk harrojmë kontributin e presidentëve te SHBA-së. Sot është një moment gëzimi dhe krenarie për Malishevën, kjo komunë është shembull i  lirisë dhe i nderit”, ka thënë kryetari Kastrati, në ceremoninë e sotme.

Paraprakisht, vendimin e Kuvendit të Komunës për shpalljen “Qytetar nderi” për tri personalitetet amerikane, e ka lexuar kryesuesi i KK të Malishevës, Argjend Thaçi, si dhe biografinë e secilit. Pas marrjes së çmimit, të tri personalitetet nga New York-u, shprehën kënaqësinë e tyre për marrjen e këtij çmimi dhe nga sot e konsiderojnë veten, banorë të Komunës së Malishevës dhe se ndihen shumë të nderuar dhe të respektuar për këtë.

“Jam me të vërtetë i nderuar për këtë çmim që e mora sot dhe dua ta falënderoj kryetarin e Komunës për të gjitha këto që po i bënë për komunitetin shqiptar në New York”, tha Charles D. Fall, ndërsa David Carr, tha se “të pranoj një çmim të tillë do te thotë gjithçka për mua. Kam ardhur për disa arsye dhe njëra prej tyre është se edhe pse jemi dy amerikanë të partive te ndryshme ne bashkohemi dhe do te jemi gjithmonë miqtë e juaj”.

Më i emocionuar ishte aktivisti, Naser Nika, një shqiptar-amerikan, që gjithë jetën e tij ja kushtoi çështjes kombëtare dhe falë angazhimit të tij, edhe festa e pavarësisë së Kosovës, njihet zyrtarisht në shtetin e New York-ut. “Është shumë të vështirë të flas sepse kemi marrë çmimin me të lartë. Jemi bërë bashkë dhe jemi munduar të punojmë për Kosovës. Të tre neve do të ka keni ambasador të Malishevës në New York. Jam qytetar i juaj nga dita e sotme”, tha Nika, i cili e falënderoi edhe Fatmir Limajn, për përkrahjen e vazhdueshme.

Më pas, delegacioni nga New York-u, kanë vizituar edhe varrezat e dëshmorëve në Malishevë dhe Kleçkë, ku kanë bërë nderime dhe homazhe pranë varreve të dëshmorëve të rënë për lirinë e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja amerikane e basketbollit siguroi kualifikimin në çerekfinalet e Olimpiadës…