Formacioni më i mirë i Kupës së Amerikës

01 gusht 2024 | 15:56

Pas përfundimit të Kupës Amerikës të fituar nga Argjentina, organizatorët e kompeticionit kanë shpallur formacionin më të mirë. Në këtë 11-she dominon Argjentina me gjithsej pesë futbollistë, finalistja Kolumbia dy.

Kanadaja, Ekuadori, Uruguai dhe Brazili kanë nga një futbollist. Në portë është Emiliano Martinez dhe përballë tij katërshja në mbrojtje janë Johnston i Kanadasë, kampioni Romero, Davinson Sanchez i Kolumbisë dhe Hincapie i Ekuadorit.

Në mesfushë, emrat e Rodrigo de Paul nga Argjentina, Manuel Ugarte nga Uruguai dhe lojtari më i mirë i zgjedhur i turneut – James Rodriguez. Në sulm janë Lionel Messi, Lisandro Martinez, i cili u bë golashënuesi më i mirë i kompeticionit dhe anësori brazilian Rafinha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot me një ceremoni të organizuar nga Komuna e Malishevës,…